Loading...

Basha: ‘Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më.Ik! Largohu’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Edi Rama e ka pranuar h umbjen.

Basha kështu iu përgjigj ftesës së radhës nga Rama, për bashkëpunim, gjatë një tu bimi sot në njësinë numër 4 të kryeqytetit, madje tha se nga hu mbje që po i vjen, kreu i qeverisë me dë shpërim kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim.

Basha tha i bindur se koha e Ramës ka mbaruar.

“Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë, bijtë dhe bijat, i kanë çuar në emigracion”, u shpreh Basha.

“Tetë vite pa mbajtur asnjë premtim dhe ka guxim që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera? Sigurisht që jo, ju nuk do t’ja hapni derën dë shtimit. Ai e di fare mirë. E ka pranuar hu mbjen, prandaj edhe në dë shpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndyfshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim; Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më. Ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. IK! Largohu”, tha Basha, pas ftesës së kryeministrit Rama, për një bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së, por me kusht që kryetari i opozitës të distancohet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com