Loading...

Basha: ‘Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar h umbjen’

Fjala më e diskutuar e 24 orëve të fundit është bashkimi dhe Rama nuk po i ndahet këtij termi duke lënë të kuptohet se dëshiron të bëhet bashkë me partinë kryesore të opozitës.

Një ditë pasi mbrëmë i bëri thirrje Bashës të bashkohen duke lënë pas politikën e vjetër të sherrit, sot Rama go diti sërish: “Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”.

Kurse më herët sot në Lezhë, tha: “Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje i thashë një gazetari, jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën se ajo opozitë është se PS do t’i fitojë zgjedhjet se ne do të vazhdojmë të jemi në krye të vendit”.

“Me politikën mund të bëhen gjëra të jashtëzakonshme duan apo s’duan ne do ta bëjmë këtë vend se kësaj pune i ka vde kur nëna”, tha Rama.

Pas kryeministrit, ishte radha e Bashës që të shuajë sërish dyshimet e ngritura” “Shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar hu mbjen”, tha sot Basha duke iu përgjigjur Ramës: “Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar h umbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com