Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një ecje në Njësinë 10, në Tiranë i cili ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në këtë zonë.
Basha ka patur biseda të shkurtra me qytetarë dhe bizneset, të cilat i shprehën shqetësimet sa i përket krizës ekonomik dhe nevojën urgjente për ndryshim.
Kreu i opozitës ka kërkuar nga qytetarët të votojnë numrin 9 më 25 prill që t’i japin jetë ndryshimit dhe programeve të Partisë Demokratike që do t’i kthejnë normalitetin Shqipërisë.
Qytetari: Na rrit pensionet. Të lutem na rrit pensionet.
Lulzim Basha: Padiskutim që po!
Qytetari: Unë kam punuar 27 vjet, marr 100 mijë lekë. Ku t’i çoj ato 100 mijë lekë?
Lulzim Basha: Drita, ujë, ilaçe nuk ngelet asgjë më.
Qytetari: Urojmë atëherë, me fitore.
Lulzim Basha: Të jeni të sigurt që do t’i ngremë. Ne kemi bërë një plan serioz që pensionet të rriten minimumi dyfishi i inflacionit ose 5% në qoftë se inflacioni është më i ulët. Me 25 prill do ta ndryshojmë bashkë.
Unë kam diku rreth 300 koshere blete, kam ndjekur programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, për subvencionet. Aktualisht me Maqedoninë dhe Kosovën në rast se në Kosovë ti rrit bletë dhe s’ka tavan, çmimi është 15 euro për bletë. Në Maqedoni 18 bletë dhe sipër s’ka tavan është 10 euro për një koshere. Në Shqipëri është 50 bletë dhe ka tavan. Problem tjetër që ne kemi është unë kam mbaruar një investim goxha të madh në Tropojë në pemëtari dhe kam mbjell 10 mijë fidanë arrë, gështenjë dhe lajthi. Duke qenë se ne nuk kemi certifikate toke nuk kam arritur të përfitoj asnjë subvencion.
Lulzim Basha: Realisht unë nuk i përkas asnjë partie, në këto zgjedhje jam angazhuar më shumë se kurrë. Largimi i Ramës është detyrë patriotike, dua që ky vend të bëhet ndryshe. Është detyrë patriotike siç e the, është detyrë ndaj familjeve tuaj, ndaj fëmijëve tuaj dhe ne ashtu siç e the ti, në qoftë se nuk mbajmë zotimet qe thamë para jush, nuk vijmë më të kërkojmë votë. Por ne jemi të bindur sepse plani ynë është plan realist, i bazuar në praktikat më të mira të rajonit që jemi të bindur, me një qeveri që e ka mendje të punojë për njerëzit, nuk ka pse mos ti zbatojë edhe Shqipëria. S’ka qenë asnjëherë bletaria, tani e kemi zë të veçantë për të mbështetur fuqishëm për prodhimin e brendshëm edhe për eksport. E para duke vendosur një shumë të mjaftueshme ne buxhet për subvencionet në buxhet, si fillim 100 milionë euro. Të jeni të bindur që kur të shoh Bashkimi Europian që vetë qeveria e vendit jep 100 milionë euro taksave të shqiptarëve për bujqësinë, të paktën do të japë të njëjtën ndihmë dhe ata. Së dyti duke këputur këtë rreth vicioz, fermerit shqiptar nuk do ti kërkohet Nipt, por me numrin personal të identifikimit do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha transaksionet, të cilat do t’i bëjmë elektronike që të mos ketë kontakt me nëpunësin, sepse aty është hapësira për korrupsion dhe sa kohë kohë që qeveria është përgjegjëse për mungesën e certifikatës së pronësisë. Subvencioni do shkojë direkt si mbështetje direkte për fermerin në bazë të prodhimit.
Zotëria: Shpresojmë që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet. Nuk i përkas asnjë partie politike, nuk kam teserë partie në xhep. Por Rama duhet të largohet.
Kishte edhe nga ata mbështetës që e kanё quajtur Bashën si njeri europian qё i duhet drejtimit të vendit.
Qytetari: Suksese dhe fitore!
Lulzim Basha: Faleminderit! Fitore të përbashkët.
Qytetari: Njeri europian, t’i shkatërrojmë këtë rrallë.
Lulzim Basha: Faleminderit, do të ndreqim vendin, ta sjellim atë ndryshim që duan të gjithë shqiptarët, mezi po e pret Shqipëria ndryshimin
Qytetari: Sidomos kur ka një njeri si ty europian, kur ka një njeri si juve europian, duhet pa tjetër…
Lulzim Basha: Europianët do ta bëjnë edhe Shqipërinë!/noa.al/