Një oficer po licie në Arkansas të Shteteve të Bashkuara është bërë lajm në mediet botërore, për shkak se është 91 vjeç dhe as nuk ka ndërmend të dalë në pension.
SL “Buckshot” Smith ka punuar në zbatimin e ligjit për më shumë se 56 vjet, dhe me ditëlindjen e tij të 92-të që vjen në maj, ai thotë se do të pensionohet “kur Zoti të thotë kështu”.
“Buckshot” Smith, nga qyteti i vogël Camden, Arkansas, ishte një zëvendës sherif për 46 vjet para se të dilte në pension – dalja në pension që zgjati për vetëm disa muaj. Ai shpejt e kuptoi se i mungonte puna.
Oficeri i dashur është i njohur në të gjithë qytetin. Të gjithë ndalen të flasin kur e shohin, thotë Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Dana Ueatherby.
“Buckshot” Smith tha se ai e do entuziazmin e të qënurit oficer po licie dhe kjo e shtyu atë të bashkohej me forcën në vitet 1960. /noa.al/
Burimi i lajmit: CNN