Loading...

Albin Kurti uron Ramën për fitoren: ‘Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, të punojmë së bashku si shqiptarë’

Kryeministri Edi Rama ka marrë një urim për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kurti shkruan se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Kurti shton dhe uron që së bashku me kryeministrin Rama, si shqiptarë, të shtojnë bashkëveprimin mes vendeve në të gjithë sektorët.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, shkruan Albin Kurti./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com