Loading...

A je gati të bashkëpunosh me Bashën?/ Rama: ‘Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të…’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama t hotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjien e tij dje tregoi se nuk është lider.

Ai shton se që të bësh diçka të tillë si bashkëpunimi, duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

“Dje i thashë një gazetari, më pyeti si do ndodhi po nuk morët votat. PS do t’i fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet. Por çështja nuk është do fitojë apo jo, por si ne do shkurojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, si ta prekim të ardhmen shumë më shpejt, ndërsa përndryshe nuk do të bëheshim bashkë.

Ndaj më pyet e thotë, e di fitore fitore, por më lini ta nxjerr këtë mendim. E di se fitorja nuk diskutohet, më lini të nxjerr mendimin, që t’ju them se fitorja nuk është për mua, as për elisën, Dallëndyshen, nuk është për ministrat e drejtorët, por për njerëzit e zakonshëm. Më lini ta them, fitorja është ëpr gjithë ato gra që shohin televizor dhe luajnë mendsh kur shohin politikanë që kacafyten, burra që i japin gojës deri në atë pikë sa tmerrohesh, për ato vajza që janë shumë më jetës sociale, shumë më të pranishme se dje në jetën sociale. Ju duhet një fitore që shkon përtej pandemisë, politikës, dhe që shkon.

Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë he ata se kanë ankthin si do dalin nga padnemia. Duhet ëtë jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha,e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, tha Rama./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com