Zj arri i rënë prej dy ditësh në magazinën e një qendre tregtare, edhe sot vijon të jetë aktiv.
Në vendngjarje ndodhen forcat e zj arrfikëses. Ata thonë se kanë hapur disa gr opa-tu nele për të ulur temperaturën në katin minus 1, atje ku është edhe vatra e zja rrit.
Ndonëse janë kryer kontrolle në këtë godinë, ende nuk kanë rënë në gjurmët e 33-vjeçarit Arjan Sala, shefi i sigurisë së kësaj godine, që hyri për të nxjerrë prej aty njerëz.
Deri tani është e paqartë sa është numri i vi ktimave nga kjo tra gjedi.
Për këtë ngjarje, presidenti i Republikës Ilir Meta lëshoi al arm dhe kritika për institucionet shtetërore kur u shpreh mbrëmë:
“Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tr agjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga fl akët, që ende nuk janë shuar.
Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dy shohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.
Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zja rrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre. T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dë nueshëm. U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!