Zëdhënësja e re e Partisë Domakratike ka nisur menjëherë nga puna intensive që i është besuar këto ditë.
Ish – “Miss Albania” , Floriana Garo u kthye nga Zvicra për të nisur një karrierë të re politike, pas postit që i besoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fushatë.
Garo mblodhi sot gazetarët që mbulojnë PD-në në kafen pranë selisë blu.
Duket se ajo, ashtu si edhe gazetarët, kanë harruar masat anti-Covid. Floriana Garo mblodhi në kafe 12 gazetarë, të gjithë pa maskë dhe pa mbajtur distancë sociale. Rregullorja në fuqi nuk lejon grumbullimet e më shumë se 10 personave, madje ata duhet të mbajnë medoemos maskë dhe të ruajnë distancën.
Në rrugë po licia gjobit me qindra çdo ditë.
“Një kafe shume e kendshme me gazetaret që mbulojnë PD! Kënaqësi të dëgjoja mendimet e secilit për situatën”, tha Floriana Garo.
/NOA.al