Kombëtarja shqiptare është bërë gati per ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit që do të mbahen pas një viti. Sot, FSHF ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja për tre ndeshjet e muajit mars.
Kutjojmë se skuadra kuq e zi do të përballet me Andorrën më 25 mars, ndërsa më pas presin Anglinë më 28 mars në stadiumin “Air Albania”. Më 31 Shqipëria luan në transfertë me San Marinon. Ndërkohë, FSH në listën e publikuar ka sjellë disa risi, si Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj, të cilët ftohen për herë të parë në kombëtare. Ka edhe rikthime, si ai i Arlind Ajetit, i cili po luan rregullisht në Serie B me Reggiana. Mungon Kastriot Dermaku, i cili vjen pas një dëm timi dhe kohët e fundit nuk është aktivizuar.
Nga Superiorja është vetëm një lojtar, mbrojtësi Erjon Hoxhallari, ndërsa jashtë ka mbetur portieri Alban Hoxha, vendin e të cilit e ka zënë Gentian Selmani. Mungesë tjetër në listë edhe ajo e Lindon Selahit, i cili këtë sezon i ka pasur minutat me pikatore.
LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ANDORRËN, ANGLINË DHE SAN MARINON
PORTIERË: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani
MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla
MESFUSHORË: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Myrto Uzuni.