Kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, Agron Shehaj thotë se kr imet e ko munizmit nuk u de noncuan dhe nuk u dë nuan asnjëherë siç duhet.
Duke marrë shkasë nga deklaratat e inxhinieres së njohur kandidate e PS-së për deputete, Shehaj thotë se deklarata të tilla janë të rr ezikshme, sepse krijojnë përshtypjen, sidomos tek të rinjtë, se regjimi i Enver Hoxhës ishte normal. Pak ditë më parë, Bozo tha se regjimi i Enver Hoxhës kishte më shumë të mira se të këqija.
Shehaj: Kam hezituar të flas për vlerësimin e Enver Hoxhës nga Luljeta Bozo, kryesueses socialiste për Tiranën, për të mos u dhënë rëndësi fjalëve të saj. Por mungesa e reagimit e shumë prej atyre që duhet të kishin reaguar, më bën të mos hesht.
Fatkeqësisht, kr imet e regjimit ko munist nuk u de noncuan dhe dë nuan asnjëherë siç do duhej. Për shqiptarët, që u vr anë dhe u përnd oqën nga re gjimi nuk ka ende drejtësi. Historia mbi regjimin kr iminal k omunist nuk është shkruar dhe nuk studiohet ende në shkolla.
Në këtë boshllëk të pafalshëm, deklarata si të zonjës Bozo janë të rre zikshme, sepse krijojnë përshtypjen, sidomos tek të rinjtë, se re gjimi i Enver Hoxhës ishte normal.
Në fakt, ai ishte re gjim kr iminal që i solli vetëm të kë qija dhe dëme kombit shqiptar. Ju ftoj të ndiqni arkivën digjitale të kr imeve të ko munizmit ndërtuar nga një punë shumëvjeçare e kujto.al për të kuptuar aktivitetin kr iminal të Enver Hoxhës dhe regjimit të tij. Ne nuk duhet të harrojmë!