Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikoi në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.
Në vidoen e postuar, drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e papërfunduara, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.
Nga komentet e shumta, edhe reperi St resi i ka lënë një koment. Ai njihet për bindjet e tij të djathta si dhe një simpatizant i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha.
“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një hu mbje e madhe për ju”- shkruan St resi në postimin e ministres në “Instagram”.
Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministrja Spiropali, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet.
“Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona“, i përgjigjet Spiropali./NOA.al