Tridhjetë vjet pasi mbërriti në Itali, Ergys Haxhiu nga Shqipëria bëhet po lic.
37-vjeçari është bashkëshorti i ministres për Politikat Rinore në Itali, Fabiana Dadone.
Ai mori pjesë në konkursin e organizuar për t’u bërë pjesë e po licisë. Duke nisur që nga mesi i prillit, Ergys Haxhiu do të shërbejë në Dogliani.
“Për ne është një lehtësim, për një vit e gjysmë p olici i vetëm në vend duhej të menaxhonte urgjencën Covid praktikisht vetëm”, shpjegoi kryebashkiaku, Ugo Arnulfo.
Haxhiu zgjodhi Doglianin sepse është afër zonës ku jeton bashkë me familjen e tij.
Sipas mediave italiane, për të nuk do të ketë asnjë favorizim pse është bashkëshorti i ministres. 37-vjeçari do t’u nështrohet të gjitha procedurave, si të gjithë garuesit e tjerë.