Loading...

Sazan Guri: Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli

Problemet më të mëdha me të cilat po përballemi çdo ditë në Tiranë janë dendësia urbane, ndërtimi pa kriter, mungesa e gjelbërimit dhe e hapësirave publike.

Ambjentalisti Sazan Guri tregon se Tirana është kthyer një qytet ku fqinji është bërë pjesëtar i familjes pasi pallatet janë ngjitur me njëri-tjetrin.

“Mbasi i zure frymën apo cepat e gjelbër që kishte një pallat nga një pallat tjetër, apo një hapësirë sado e vogël publike ku mund të uleshin pleqtë apo të dilnin nëna me fëmijë, këto janë zënë të gjitha”.

“Unë i kam matur me kudjes sepse kam qenë kundër që para 10-15 vjetësh”, tha ai teksa ishte i ftuar në Ora Neës.

“Unë kam një lëndë që prej 2004 e cila quhet Arkitekturë Mjedisore, pikërisht se si ndërtohet. Nuk jam në rolin e urbanistit, as edhe të arkitektit”.

“Sot Tirana është një qytet që me telekomandë e kam thënë dhe para 15 vitesh por tani mund ta thuash më shpesh, që me telekomandë mund të fikësh televizorin tjetrit”.

“Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli” – tha Sazan Guri.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com