Kryeministri Edi Rama përdori ironi the rëse këtë të mërkurë kur foli për figurat e Partisë Demokratike.
Para kandidatëve të PS, Rama u shpreh se ekipi kundërshtar përbëhet vetëm nga emra të vjetër.
Kurse ekipit të tij ai i bëri thirrje që të mos ndalen deri në arritjen e objektivit në 25 prill.
“Problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e ç’organizuar. E ka parë gjithë Shqipëria që kanë bërë gjithçka për të hu mbur ndeshjen. Programe pa lidhje, lidership pa karakter, skuadër që ndan si një parking i makinave të vjetra., Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që u bie borive. Janë problem një skuadër e tillë se duhet të gjesh fuqi ekstra për t’u motivuar deri në fund. Motivimin nuk mund të na e japin ata, janë shumë të dobët për të na motivuar. Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë te njëri-tjetri, të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes, për ekonominë e të ardhmes, arsimin, bujqësinë e të ardhmes. Në sulm ndaj atyre që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të lodhura dhe të plakura. E kërkojnë mandatin e pestë për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe pl açkitur Shqipërinë. Është për të qarë me oiii ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë Shqipëria fiton. Oooo Zot! Shqipëria fiton, po si fiton, me kë fiton?”