Loading...

Rama: Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare, pasi jemi thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia

Gjatë prezantimit të aktivitetit “Rindërtimi nuk ndalet”, kryeministri Edi Rama kujtoi tërmetin tra gjik të 26 nëntorit, duke rrëfyer tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të asaj dite të zezë për vendin tonë.

“Shumë shpejt mësova se diku pranë në Durrës, tërmeti i 26 nëntorit kishte go ditur shumë fort. Informacioni shtrihej minutë pas minute, duke krijuar një perimetër, që ende sot po kurojmë pa pushim pl agët e mëdha të hapura atë natë, sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 prillit. Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare, pasi jemi thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia”, – u shpreh Rama. –

Shefi i qeverisë theksoi se planet dhe prioritetet e qeverisë u përmbysën menjëherë, jo vetëm pas tërmetit tra gjik, por edhe me pandeminë, duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime, sipas tij përballë dy sfi dave të jashtëzakonshme.

“E them pa modesti. Ka qenë dy go ditje që do të kishin rrë zuar përtokë një elefant dhe jo një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet që ka. Ju i njihni të tjerët. Nuk do mund t’i përballonte me forcën dhe vullnetin që po i përballojmë ne. Realisht kur i jam përgjigjur duke i nxjerrë edhe nga dheu, pyetjes së bërë nga një gazetare se ku do i gjesh paratë, ka qenë një fjalë e dalë nga zemra, por një fjalë që mendja nuk arrinte ta mbështeste në argumente”, – tha ai. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com