Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar planin të tij për mundësitë dhe shërbimin që ofrojnë emigrantët e kthyer në vend.
Në aktivitetin “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, Rama ka prezantuar 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.
“Trendet e ikjeve do vazhdojnë se ndryshon dot propaganda. Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant“, thotë Rama.
Sipas tij me koalicionin KÇK të PD-së, Shqipëria humb, duke theksuar se vendi nuk bëhet me Dashin, Mediun, Monikën e të tjerët.
“Ne nuk kemi mundësi që të kapim vota si PD-ja me koalicion KÇK, por ne kemi plan pune, siç e ka qeveria për të përballuar këtë përballje elektorale. Për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe atë që duhet të themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK, kap ç’të kapësh, i cili kërkon të kapë një humbje që të jetë më e madhe se e herën e shkuar dhe Monika që kërkon të kapë drejtësisë me duart e Lulit”.
Më pas, Rama “analizoi” të gjithë kryetarët e partive emër për emër, që kanë bërë koalicion me PD, në emër të opozitës së bashkuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Pastaj me Dukën, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë partinë e tij nga garazhi, përveç emrit Agrare, që ushqehet me tagjinë e SHQUP-it; Fatmir Mediu, që të vetmen certifikatë prove, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it; Dash Shehi, që ka 100 vjet që kafenenë e Parlamentit, ka vendin e tij. Vangjel Dule, drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamërisë Idrizit; Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte; Xhelal Mziu, deputet dhe humori bëhet blozë fare, kur thonë se na jepni votën që të ndalojmë emigracionin, që shqiptarët mos të ikin në Gjermani, por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit.
Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e diellit…”, ka thënë Rama me ironi. /noa.al/