Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në hapje të fushatës elektorale, ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se është një forcë politike plot vizion dhe që në qendër ka njeriun e thjeshtë.
Për Bozon, programi i PS-së është bazuar në llogaritje shumë të qarta që synojnë përparimin e vendit.
“Dua të them dy fjalë për popullin tonë të mrekullueshëm, të zgjuar, e që di të bëjë zgjedhjen e duhur. Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam i bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike.
Jam e bindur që populli i ka vënë forcë vetes për të eliminuar dy sfida shumë të ëvshtira: pandemia, vaksinimi i gjithë popullsisë dhe të shërojë gjithë plagët e tërmetit, duke e rilindur nga e para Shqipërinë që u shkatërrua.
Populli me pjekurinë e tij do ta votojë PS-në, sepse është i bindur që këto reforma që kanë nisur në të gjithë fushat, do të shkojnë deri në fund. Ne do të jemi një vend më i begatë dhe me një të ardhme shumë më të mirë.
I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë. Në të gjithë fushat ka patur vetëm përparime. PS është forcë politike me vizion dhe që punon për njerëzit e thjeshtë.”