Loading...

Përp lasja e simpatizantëve të PS-PD/ Basha: ‘I them kryeministrit, mos guxo të k ërcënosh qytetarët e Elbasanit me b anditë që të rrethonin’

Pas përpl asjeve fizike të simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan ka reaguar kryetari i Partisë Demokratkike, Lulzim Basha.

Në komunikim me mediat, ai tha se Kryeministri u shqërua sot në Elbasan nga ba nda me pi stoleta në brez.

“Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhu na. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të fillojë të shëndërrisë, edhe më fort në 25 prill.

Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhu nës sot, nga ba ndat e Elbasanit, që njihen me emër dhe mbiemër dhe që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje”, tha Basha.

Për Kryeministrin kishte këtë thirrje:

“I them kryeministrit, mos guxo të kë rcënosh qytetarët e Elbasanit me ba nditë që të rrethonin, me ar mët e paligjshme në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Është dita kur pranvera e mposht dimrin.

Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët e Elbasanit. Thirrja ime është kundër dhu nës, kundër provokimeve nga dhu na. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë pe ng Elbasanin, siç e kanë mbajtur 8 vite pe ng, kjo merr fund më 25 prill. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës”, vijoi kryedemokrati.

Ai u shpreh se nuk kishte dijeni mbi orarin e vizitës së Kryeministrit në qytetin e Elbasanit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com