Loading...

PD: Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale

Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama që më herët u shpreh kritik ndaj takimeve elektorale me grumbullime njerëzish, pa u kujdesur për masat kundër koronavirusit.

PD i interpreton qëndrimet e Kryeministrit si tentativë për të fajësuar të tjerët për dë shtimet e veta.

“Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’indalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёs htimet e tij.

Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.

Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kё rcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.

Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё hu mbasë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë, në Tuiter Rama shkroi:

“O lula unë jam i fri kësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatke qësisht”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com