Politikanët kanë uruar sot për Ditën e Verës. Duke publikuar një foto në natyrë, Presidenti Meta shkruan:
“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës”.
Për kryeparlamentarin Ruçi, kjo festë është e kufizuar për t’u organizuar sipas traditës, për shkak të pandemisë.
“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht. Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira.
Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrava familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.
“Gëzuar Ditën e Verës”, ka qenë urimi i shkurtër i Kryeministrit Rama.
Festa është uruar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
“Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Basha. /noa.al/