Loading...

Pas Kumbullës, një tjetër lojtar rrezikon ndeshjen ndaj Anglisë/ Ters i madh për Kombëtaren shqiptare

Shqipëria mori sot lajmin e keq, teksa u d ëmtua Marash Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi do të mungojë ndaj Anglisë, duke lënë kështu një boshllëk të madh në prapavijë.

Supersport bën me dije se edhe një lojtar tjetër është në dyshim.
Bëhet fjalë për Odise Roshin, i cili ka patur probleme fizike së fundmi. Gjithçka do qartësohet nesër paradite, me Edi Reja-n që “kryqëzon gishtat” që ta ketë në dispozicion.
Shqipëria përballet nesër me Anglinë në orën 18.00, në stadiumin “Air Albania”.
Ky është takimi i dytë për këto Kualifikuese, pas asaj fitorje 0-1 në Andorra.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com