Dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mula dhe Vladimir Prifti, kanë ngritur shqe tësimin për vëmendjen thuajse zero të qeverisë karshi tyre.
Ata shq etësimin e ngritën gjatë një takimi me drejtuesin e Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë Alfred Rushaj.
Mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët, ishin disa nga shqetësimet e tyre.
Osman Mula rrëfeu edhe përvojën e vet personale. Ai tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.
“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional”, – u shpreh Osman Mula.
/NOA.al