Loading...

Nuk u bë deputet, politikani shqiptar m allkon qytetarët: ‘Ju rëntë k anceri, S IDA dhe Covid-19’

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet Haki Morina ka ma llkuar ata që i kishin dhënë fjalën se do ta votonin dhe si përfundim nuk e bënë. Në një postim të tijin në Facebook, Morina shprehej se atyre që ia premtuan votën vullnetarisht dhe nuk ia dhanë, duhet “t’ju bjerë ka nceri, SI DA dhe Covid-19.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë k anceri, si da dhe Co vid19.”

Më tej, ai e ka edituar postimin duke hequr ka ncerin dhe S IDA-n dhe duke lënë vetëm Covid-19.

Por, pasi mediat shkruan për ma llkimet e tij publike, Haki Morina bëri një sqarim në llogarinë e tij në Facebook. Morina ak uzon mediat se janë ato që e kanë keqint erpretuar postimin e tij për disa klikime më shumë.

Mesazhin e shkruar më herët ai e cilësoi si me “me gjysmë humori” ndërsa vijon të këmbëngulë se e ka me ata që i premtuan votën dhe sipas tij, nuk ia dhanë.
POSTIMI I PLOTË

Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre.
E kapin me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume.
Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’me njohin, e as nuk i njoh.
Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vu ajte nga politika.
Është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t’ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam b urgosur për herë të parë.
Te ab uzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portale me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves.
Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dë mtojnë interesin e Kosovës.
Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas lu ftës, nuk dinë të lexojnë.
Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento.
Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com