Qëndrimi në hotel është një vendim që shumë njerëz e diskutojnë sepse çmimet ndonjëherë janë absurd. Por, si asnjëherë më parë, ekziston hoteli më i lirë në botë, për vetëm 4 euro nata.
Ky hotel është në Bjellorusi dhe e ka bërë të famshëm Benjamin Rich. Emri i këtij hoteli është Hotel. Benjamin i tregoi ekipit në YouTube dhomën e tij me një frigorifer, TV, karrige, shtrat dhe një banjo modeste.
Ai nuk ka pamje, por, siç thotë ai, është i pastër dhe i ngrohtë. Rich thekson se edhe dhomën s’ke pse e mbyll, sepse zona është shumë e sigurt. Rich është shumë i kënaqur me raportin e çmimit dhe kushteve në hotel dhe thotë se është vendi i përsosur nëse keni nevojë të flini shumë lirë dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.