Çdo kuzhinë ka gjithmonë një kënd të dedikuar për erëza dhe bimë aromatike.
Piperi, rigoni, xhenxhefili, apo shafrani ndër më të përdorurat në gatim, të cilët njihen gjithashtu dhe si aleatë të shëndetit.
“Këto janë së pari erëza që edhe nëse nuk kanë një funksion terapeutik, nëse përdoren çdo ditë në kuzhinë janë në gjendje të kryejnë një veprim të rëndësishëm antioksidues dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes”, thotë dietologu Loreto Nemi.
Është një aleat i shkëlqyer për ata që ndjekin një dietë për dobësim. I pasur me vitaminë C, kur është i papërpunuar ndihmon në thithjen e hekurit si dhe ndikon gjithashtu në metabolizëm.
Këshillohet të përdoret i freskët, por nëse zgjidhni atë në formë pluhuri duhet të kini parasysh prodhimin.
Rigoni është një nga bimët aromatike më klasike të Mesdheut, dhe shumica e vetive të tij vijnë nga kuercetina, një molekulë përgjegjëse për jetëgjatësinë.
Rigoni gjithashtu në sajë të pranisë së acidit rosmarinik dhe aftësive baktervrasëse, arrin të ketë edhe antioksidantë. Në mjekësinë tradicionale, vaji esencial i rigonit përdoret për trajtimin e infeksioneve të frymëmarrjes.
Gingerale, molekula aktive e xhenxhefilit, ka veti anti-inflamatore dhe gjithashtu ka një efekt neuroprotektiv. Në fakt, sipas studimeve të fundit, xhenxhefili është i efektshëm ndaj Alzheimer-it dhe Parkinson, sepse mund të veprojë në prostaglandina, molekula të lidhura me proceset e inflamacionit.
Shafrani aromatik dhe shumëngjyrësh është një aleat i shikimit. Është i pasur me beta karotinë dhe i aftë të promovojë prodhimin e vitaminës A.
Shafrani përmban shumë substanca të dobishme për metabolizmin vizual, siç janë zeaksantina dhe likopeni. Por, kjo erëz gjithashtu ndikon në gjendjen shpirtërore si dhe lufton disa çrregullime të ciklit menstrual.