Loading...

Njeriu me më shumë tatuazhe, njihuni me gjyshin 72 vjecar

Një 72-vjeçar nga Gjermania është personi që ka më shumë tatuazhe në vend.

Wolfgang Kirsch e quan veten Magneto pasi disa nga implantet e tij janë magnetike dhe shpesh mund të tërheqin sende si kapëse letre.

98 përqind e trupit të tij është i mbuluar me bojë me 86 tatuazhe dhe 17 implantime nën lëkurën e tij, thuhet në një shkrim të Bild.

Ai ka kaluar 720 orë të jetës së tij për seanca tatuazhesh dhe ka paguar mijëra euro për të arritur atë që do.

Duket se tani ka hequr dorë, kjo pasi nuk ka më asnjë pjesë të lirë të trupit për të bërë tatuazhe të tjera. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com