Loading...

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos

Një shkollë në qytetin “Studenti” në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.

Vendimi merret tri ditë pasi politikani i njohur i të majtës u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ishte sot bashkë me kandidatin për deputet Arben Pëllumbi për të inspektuar punimet.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më pare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një godinë të re, 4-katëshe, e cila është projektuar për t’u shërbyer 900 nxënësve të Arsimit 9-vjeçar./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com