Media franceze i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe ajo që po zbulohet dita ditës nga të huajt në vendin tonë.
Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi, shkruan gazetarja Sabah Kaddouri për revistën ”Forbes”.
E gjendur ngjitur me veriun e Greqisë dhe përballë thembrës së ”çizmes’ italiane, nën influencën të qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapësirave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit të tij, Tiranës, i mbushur me ndërtesa moderne.
Peizazhe madhështore
Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët e thjeshtë. E zbukuruar me liqene, me burime të shumta termale, me livadhe të rrethuara nga fshatra tradicionalë të ngjitur pas shpateve, Shqipëria shfaq para nesh peizazhin madhështor, që rrëfen shekuj bashkëjetese paqësore midis njeriut dhe natyrës.
Në këto vende plot gjelbërimin turistët mund të mbushim mushkëritë dhe qetësojmë veshët.
Ekziston edhe kënaqësia e ndarjes së momenteve autentike me vendasit tejet mikpritës gjatë ndalesave për të shijuar gatime në ndonjë shtëpizë ose ndonjë natë të pafund. Shqiptarët janë shumë bujarë me këdo që qëllon të jetë mysafiri i tyre.
Në skajin jugor të vendit, përgjatë bregdetit, gjendet Parku Kombëtar i Llogarasë (më i rëndësishmi në Shqipëri) me një natyrë të jashtëzakonshme dhe të virgjër. Këto male të larta që ngrihen në më shumë se 2 000 metra, është shtëpia e një flore dhe faune të pasur, si shqiponja e artë, emblema kombëtare e vendit. Është e pamundur për të mos u vënë re, kjo rrugë piktoreske që të çon në bregdetin e Jonit.
Gjeoturizmi historik praktikohet gjithashtu në rajonin e Beratit, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një emërtim që i referohet pirgut të shtëpive tradicionale osmane në qytetin e vjetër, fasadat e të cilave janë ”shpuar” nga një numër i madh dritaresh.
Berati gjendet i shtrirë përgjatë lumit Osum dhe në kanionin e tij madhështor, qyteti mesjetar është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë shekujve. Lagjja e tij myslimane, e ruajtur shumë mirë, fsheh ndërtesa të jashtëzakonshme në bregun e djathtë të lumit, ndërsa lagjja e krishterë gjallëron bregun e majtë.
Thirrja e detit
E mbështjellë me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe të artë në mënyrë alternative, me limane të shumta me mijëra nuanca blu, Riviera Shqiptare është sekreti më i ruajtur i rusëve, ukrainasve, italianëve dhe britanikëve.
Bregdeti fillon në Vlorë (më pak se dy orë nga Tirana) dhe shtrihet deri në Sarandë në kufirin grek, një kartolinë e përsosur prej 472 kilometrash përgjatë detit Adriatik dhe Jon. Një aromë ”jete të ëmbël” mbush numrin gjithnjë e më shumë në rritje të turistëve dhe shqiptarëve, të cilët kremtojnë jetën me shëtitje në det, me kripë e jod, mish të shijshëm të pjekur në skarë, shijime gatimesh lokale dhe mbrëmje festive.
Ka shumë vende për të eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palasës, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shumë arsye për t’u rikthyer.
Në Vlorë, ju mund edhe të pushoni në një hotel të vendosur në një shkëmb! Në epokën e Instagramit, kjo vendndodhje tërheq një kontigjent në rritje të njerëzve kuriozë. Kjo rritje e vendit në hartën e udhëtarëve shpjegohet gjithashtu edhe me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore: Shqipëria është ndër kombet më pak të ndikuara nga COVID-19.
Drejt Tiranës, kryeqytet vibrues
Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë që nga viti 1920, Tirana është një qytet simbolik, si edhe një qytet muze. Çdo cep rruge jep dëshmi për peripecitë e historisë. Një roman kombëtar me kaq shumë ngjarje!
Kjo dritare mbi Europën, gjithashtu dera për në Azi, tërhoqi perandoritë më të mëdha: romakët, bizantinët, osmanët…
Vendi i shenjtores Nënë Tereza, ka përjetuar gjithashtu një nga diktaturat më të përgjakshme komuniste të shekullit XX nën zgjedhën tiranike të Enver Hoxhës, sprova të cilat kanë kontribuar fuqishëm në forcimin e shpirtit elastik, patriotik dhe të bashkuar të popullit shqiptar.
Si një feniks që ngrihet vazhdimisht nga hiri i tij dhe gjithmonë shikon të ardhmen me shumë optimizëm, perla e Ballkanit tani është në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Një shëtitje në Tiranë do të thotë të shkosh para dhe prapa midis traditës dhe modernizmit, midis artit sentimental dhe sofistikimit.
Ndër vendet e domosdoshme për t’u vizituar: Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj të kushtueshme, një nga më të bukurat në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar me fasadën e tij të mbuluar me mozaikë për lavdinë e heronjve shqiptarë, lagjja e Bllokut apo studioja e artistit të madh shqiptar, Agim Rada, një piktor, skulptor që më shumë se një herë i dha despotizmit të Enver Hoxhës një goditje artistike. Krijimet e tij mund të vizitohen në shtëpinë e tij në qendër të qytetit. Një vend përkujtimor, që nuk duhet humbur, për ata që duan të kapin gjithë ndërlikueshmërinë dhe poezinë e Tokës së Shqiponjave.
/NOA.al