Loading...

Ndërron jetë nga Covid-i ish-zv.ministri dhe njeriu që ndërtoi hidrocentralin e Fierzës

Ditën e sotme ka ndë rruar jetë për shkak të COVID-19 Kujtim Bejtaj, ish zëvendës ministër i Ndërtimit në vitet 1998-2000, një nga personalitetit e spikatura në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Kujtim Bejtaj është vëllai i nënkryetarit të partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Dr. Engjëll Bejtaj.

Kush ishte Kujtim Bejtaj
I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës.

Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande.
Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa sëmundja e covid-19 i mori je tën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com