Najada Çomo tashmë është nën ethet elektorale të 25 prillit, pasi vendosi të lë bluzën e bardhë për të kandiduar si deputete në listën e Partisë Socialiste.
Para zgjedhjeve të 25 prillit Najda Çomo do të lërë drejtimin e shefes së infektivit karrigen e deputetit nën siglën e PS-së.
Emrat që janë përfolur për të marrë drejtimin e shefit të Shërbimit Infektiv janë mjekët infeksionistë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tregon se në vend të saj do të ketë një drejtues të komanduar, i cili ndër të tjera duhet të ketë eksperiencën e duhur për të përballuar pandeminë COVID-19.
Deri në zgjedhjen e shefit të ri të Shërbimit Infektiv, spital i shndërruar në COVID, gruaja që e udhëhoqi këtë Shërbim për 2 vjet e gjysmë, duke ndërprerë mandatin 5-vjeçar do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri sa të fitojë karrigen e deputetes.
“Ka një vendim të Këshillit të ministrave që zbatohet në këto raste pasi mandati i shefave të shërbimit është 5 vjeçar. Najada dhe përgjithësisht shefat e shërbimit në QSUT kanë 2 vite e gjysmë që janë përzgjedhur, kështu që në këto raste veprohet me proces komandimi. Drejtoria e QSUT i propozon rektoratit një nga emrat që ata mendojnë për ta zgjedhur shef shërbimi, rektorati jep pëlqimin teorikisht dhe pastaj këto emra i shkojnë për konfirmim ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Arsimit”- u shpreh Arben Gjata.
Drejtuesi i komanduar që do të përzgjidhet duhet të plotësojë disa kritereve.
Ana profesionale është më kryesorja. – “Kriteri ka të bëjë kryesisht me titullin shkencor ose gradën shkencore, pra duhet të jetë minimalisht doktor shkencash. Duhet minimumi rreth 15 vjet eksperiencë pune dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pedagogjike. Te infektivi ka plot mjek që e kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe sepse ka një vit që ka filluar COVIDI dhe janë shumë mjek aty që kanë punuar me shumë vetëmohim, me shumë përkushtim. Do ta ketë të vështirë besoj drejtoria e QSUT të zgjedhë atë që përveç anës së përkushtimit dhe profesional ka dhe aftësi organizative”, – tha rektori i Universitetit të Mjekësisë.
/NOA.al