Loading...

Meta: Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit

Presidenti Ilir Meta ngriti sot sërish shqetësimin rreth shpopullimit që po i bëhet vendit.

“Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, tha Meta, duke iu referuar një tjetër raporti, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.

Sipas këtij raporti bëhet me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.

“Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë”, tha Meta.

“Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve”.

“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve”, tha kreu i shtetit duke iu referuar edhe një artikulli të “Monitor” rreth këtij raporti. https://www.monitor.al/okb-shqiperia-vendi-me-rritjen-me…/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com