Loading...

Meta: Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, referuar raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, tha se “Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.”

“Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte”, tha Meta.

“Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian”, – nënvizoi kreu i shtetit.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrë shqitje e fr ikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit bru tal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com