Loading...

Meta: Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë

Edhe pse je në mënyrë të drejtpërdrejtë, Presidenti Meta ka dhënë edhe mesazhe politike pas vizitës në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektazhizmit.

Për gazetarët ai tha se pranvera është e pandalshme, pavarësisht dëborës, dhe se qytetarët e kanë kuptuar tanimë se janë vetë ata fuqia e ndryshimit.

“Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe për sasinë e vaksinave ruse që kanë mbërritur sot në Shqipëri.

“Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”, shtoi Presidenti Meta. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com