Loading...

Meta përpl aset me po licinë Bashkiake: Do t’ju fus në b urg me duart e mia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hyrë në ambientet e brendshme të go dinës së partisë Fryma e Re Demokratike për të kundërshtuar vendimin për të nxjerrë jashtë anëtarët e saj.

Aty u përball me p olicinë bashkiake të Tiranës, duke kërkuar me zë të lartë që të largoheshin prej aty pasi do t’i fuste në bu rg me duart e veta.

“Pse dh unoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në b urg me duart e mia”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.

Gjithçka nisi pas një letre që Bashkia e Tiranës ka dërguar në selinë e FRD-së ku kërkohet që kjo godinë të lihet e lirë për shkak se është amortizuar.

Por kjo është kundërshtuar nga zyrtarët e partisë, të cilët e quajnë këtë një sulm politik, pak ditë pas marrëveshjes me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët Presidenti Meta u shpreh:

“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së Sali Shehu. Dh unohet nga njerëz pa asnjë lloj autorizimi kryetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i shtetit.

Po i paralajmëroj edhe njëherë Po licinë Bashkiake dhe atë të Shtetit, të mos përfundoni si pol icët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar.

Po i them kr yepalaços së bashkisë bandë se ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë me firma dhe pa firma. Ndaj mos iu bind më ur dhrave të të çmendurit, sepse ai do të nxjerrë kartelën me 25 prill ose dhe më parë”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com