Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në ndrerim të Bashkim Finos, i cili humbi sot betejën me Covid-19.
Në një prononcim për mediat, pas homazheve në nder të tij, mbajtur në Pallatin e Kongresëve, Meta tha se Bashkim Fino ishte një nga miqtë më të mirë, me të cilin ndan kujtime të veçanta.
“Bashkim Fino ishtë një nga miqtë e mi më të mirë dhe do mbetet. Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese, si kryetar i bashkisë Gjirokastër, ishte edhe baza e përzgjedhjes së tij mes shumë kandidaturave në ’97 për të krijuar një qeveri të pajtimit dhe stabilitetit. Detyrë që e bëri në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi e dimë të gjithë sa i ndarë ishte vendi.
Kam kujtime të veçanta me të, ishte një përkrahës i të rinjve dhe një figurë sportive, i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Ai ishte shumë njerëzor, shumë bujar, shumë zemërgjerë, tolerant dhe dinte të dallonte marrëdhëniet politike nga raportet njerëzore. Moment sh okues, ndarja nga jeta e tij, edhe pse kishte patur disa sfida me shëndetin të cilat i kishte fituar me sukses”, tha Meta.
