Loading...

Mësuesi 77-vjeçar jetonte në makinë, studentët i dhuruan 27 mijë dollarë

Jose Villaruel, mësuesi 77-vjeçar u prek nga pandemia dhe u detyrua që të jetojë në makinë.
Kjo ka pre kur studentët e tij, të cilët të gjithë së bashku, mblodhën 27 mijë dollarë për ish-mësuesin e tyre të moshuar.
Ish studenti Steve Neva e nisi këtë nismë dhe u ndoq nga shokët e tij, të cilët grumbulluan gjithsej 27.000 dollarë. Steven i paraqiti një çek për shumën Jose më parë këtë javë, në ditëlindjen e tij të 77-të.
Steven tha se shpreson që përvoja e tij t’i inkurajojë të tjerët për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
“Si çdo ditë kur dola për në punë rreth orës 5 të mëngjesit, e pashë kur kalova pranë bagazhit të tij, dhe thjesht ndjeva nevojën për të bërë diçka për të.”, tha Steven. “Ne nuk i vlerësojmë mjaftueshëm këta mësues. Dhe kjo është diçka që duhet të bëjmë.”, shtoi ai.

Jose Villaruel ka jetuar në Los Anxhelos për shtatë vitet e fundit për të siguruar të ardhura për familjen e tij në Meksikë. Jose thotë se përdor elektronikën e Ford-it për të karikuar laptopin e tij. Kur pa se mësuesi i tij i dashur po kalonte një kohë të vështirë u zotua ta ndihmonte.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com