Lulzim Basha ditën e sotme është zhvendosur në Shkodër. Pas takimeve në kryeqendrën e veriut, lideri demokrat ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.
“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.
Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish.
Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.