Imazhet që shikoni në galeri, janë shkëputur nga filmimet e një kamere sigurie dhe tregojnë momentet kur i ndjeri Arjan Sala vrapon të japë ndihmë pas zj arrit që shp ërtheu në magazinën pranë qendrës tregtare “Casa Italia” në dalje të Tiranës.
Arjan Sala, 32 vjeç, ishte baba i një fëmije 2 vjeç. Ai punonte në shërbimin e sigurisë dhe atë ditë fa tale të së mërkurës ndodhej në detyrë.
Pasditën e të mërkurës kur ka shp ërthyer zj arri në magazinë tek kthesa e Kamzës, Sala ishte bashkë me dy kolegë të tij si dhe djalin e pronarit të biznesit.
Nga hetimet ka rezultuar që tre të tjerët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë dhe janë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga tymi dhe fl akët.
Ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bo mbul që përdoret për shu arjen e fla këve në duar.
Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kë rkimesh.
Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga he tuesit ku kanë dhënë edhe dë shmitë e tyre.
Ata kanë treguar se me përhapjen masive të fl akëve janë kthyer pas duke hu mbur nga sytë 32-vjeçarin.
Përpara se Sala të bll okohej në magazinë duke pësuar fillimisht asf iksi dhe më pas hu mbur jetën, ka asistuar në avakuimin nga kati nëntokë i godinës e të paktën 7 personave që ndodheshin aty.