Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, foli në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në pranis të minstres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Kim vlerësoi reformat e viteve të fundit, duke i dhënë qeverisë një notë kaluese.
“Sot shënohet një moment shumë i rëndësishëm. Për 50 vite kem qenë të ndarë dhe kemi ruajtur lidhjet me anë të zemrave. Më 15 Mars 91 e bëmë zyrtare. Jam e nderuar të jem ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Reformat që ju keni bërë nga dita në ditë. Mendoj se nëse do I krahasonim këto 3 vite duhet të pranojmë këtë ndryshim pozitiv që ka ndodhur”, tha Kim.
Diplomatja amerikane në Tiranë bëri edhe një krahasim mes vendit tonë dhe Koresë së Veriut.
“Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA. 30 vite më parë Shqipëria u çlirua. Gjatë viteve ne kemi punuar së bashku për një gamë të shumë ndryshimeve. Është një kënaqësi të shohësh si e kemi mbështetur njëri tjetrin në kohë shumë të vështira”.
Yuri Kim shprehue dhe konsideratat e larta të marrëdhënieve mes dy vendeve në 30 vitet e fundit.
“Jemi të kënaqur që amerikanët kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm si diplomatë. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollar ndihma. Si pjesë e këtij kontributi USAID ka mbështetur reformat të rëndësishme”.
“Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe SHBA janë krenarë të ju mbështesin ndërsa bëni përpjekjet e nevojshme”.
“Vendimi i marsit të shkuar është dëshmi i përparimeve që Shqipëria ka bërë. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do lehtësojë shumë gjëra.
“Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë mishërohet brenda aleancës së NATO-s. Presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah në 30 vitet e ardhshme dhe më tej”.
“Udhëheqja e OSBE në vitin 2020 është dëshmi e kontributeve që Shqipëria mund të japë. Ka qenë nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës së SHBA në 14 muajt e fundit. Nuk kam dyshim që së bashku Shqipëria dhe SHBA do vazhdojnë të përparojnë drejt vizionit të përbashkët. Pres të shoh atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, tha Yuri Kim.