Loading...

Kush janë të përfolurit e PD-së që u ‘do gjën’, ishin në listat e vitit 2017

Në listën e publikuar nga Dosja.al me emrat e propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë, u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave.

Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.
Lista e plotë me emrat që nuk kandidojnë për deputetë:

Klevis Balliu

Bujar Nishani

Advertisements

Luçiano Boçi

Enri Hasa

Genc Pollo

Gert Bogdani

Florion Mima

Valentina Duka

Ligoraq Karamelo

Fatbardha Kadiu

Xhemal Gjunkshi

Por, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi e Fitim Zekthi janë vendosur koordinatorë. Zekthi është emëruar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.

Dosja.al ka zbardhur sot listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Demokratike për t’i kandiduar për deputetë. Emrat pritet të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas të publikohet zyrtarisht version përfundimtar. Mund të kemi edhe surpriza.