Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas.
Kreu i qeverisë ka vlerësuar mbështetjen që Italia ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë, duke e cilësuar vendin fqinj si “engjëll mbrojtës”.
Kryeministri ka ndarë edhe një histori të veçantë, sesi një politikan i huaj nuk pranonte të futej në Tiranë, ndërsa kërkonte forca të shumta sigurie për ta shoqëruar në kryeqytet.
“Para disa kohësh mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP në aeroportin e Tiranës, një mesazh ur gjent dhe mendova mos kishte ndonjë bo mbë apo zj arr. Nuk kisha folur kurrë me këtë person. Më thotë kemi një situatë të j ashtëzakonshme. Është një VIP që nuk do të vijë në Tiranë. Ka ardhur i shoqëruar me po licë dhe ga zetarë, refuzon të dalë nga aeroporti, sepse do të shoqërohet nga makina të bl induara dhe njerëz të ar matosur. Nuk po ju them kush është, por është politikan i rëndësishëm i një vendi të rëndësishëm. Nuk do të duhej të paktën një koncept paraprak të ishte dikush me pa ragjykime kaq të mëdha”, – rrëfen Rama.
Kryeministri, më pas vijon bisedën me zyrtarin e aeroportit “Nënë Tereza”. “I them këtij personi, a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-a? Ata janë të ar matosur, por zotëria nuk e quan pi stoletën një ar më të rëndësishmne për t’u futur në Tiranë, më tha ai. Pastaj i thashë atij: ‘Ne nuk i ofrojmë atij shërbim si të futet në Kandahar. Nuk ndodhet në Rripin e Ga zës”.
Pas gjithë kësaj situate, politikani misterioz kishte mësuar se ishte në dijeni edhe vetë kryeministri shqiptar.
“Më tha dua t’ju kërkoj falje, sepse unë kam udhëtuar shumë. Kam parë shumë vende, e quaja veten si dikë që nuk mund të bindej, sikurse më ndodhi në një vend siç e prisja. Sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që unë përfytyroja. Mos u bëj merak, kjo u ndodh të gjithëve nga ajo që vijnë nga pjesa e ftohtë e Evropës. Unë bëra një xhiro në Tiranë, ku është jeta e natës dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar”.
Ndërsa Rama tregon se i është përgjigjur: “I thashë, nuk ka gra të mbuluara, ka vajza myslimane që vënë shami, por gra të mbuluara nuk ka. Pastaj më thotë ‘shkova në ministrinë e Brendshme sot dhe flisnin anglisht në ministrinë tuaj’. I thashë, se nëse ju jeni të befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do të jetë surprizë për ju që nuk e mendonit se do të gjenit një kryeministër dy metra në Shqipëri”.
Pas gjithë kësaj historie, për të cilën nuk e tregoi emrin e politikanit, Rama tha se nuk ka arsye të mendohet se kjo është politika e duhur, “sepse mund t’i bëhet dëm njerëzve dhe komuniteteve të tëra. Ky është muri që ne duhet të shembin në Europë. Ky mur është një arsye tjetër për të cilin ne i jemi gjithmonë mirënjohës Italisë. Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat kur Shqipëria është nën akuzë”, – shtoi ai. /noa.al/