Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.
Ky spital do të jetë në QSUT në Tiranë
Spitali ka marrë formë nga jashtë, një ndërtesë prej 6 katesh drejt përfundimit.
Kryeministri Rama shkruan se ky transformim është shëmbëlltyra që qeveria e tij ka bërë për Shëndetësinë në këto 8 vite.
“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë që duam”, – shkroi Edi Rama./NOA.al