Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkëmbyer disa replika me moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen e sotme.
E ftuar në studio, gjë që iu premtua nga vetë Fevziu pak ditë më parë, Kryemadhi e thumboi moderatorin, duke e përgëzuar që e thirri sonte, sepse sipas saj, burrat nuk e mbajnë fjalën.
Fevziu nuk ia ktheu, duke shtuar se nuk donte të mërziste Ilir Metën.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Mirmbrëma Fevzi dhe të përgëzoj… faleminderit që më ftove se burrat zakonisht s’e mbajnë fjalën.
Blendi Fevziu: Do të të thosha një batutë por kam hall se mos mërzitet Ilir Meta…