Loading...

Kryemadhi: ‘Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm’

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit vijon me premtimet elektorale. Ndërsa kërkon votën, ajo shprehet se më LSI në pushtet shqiptarët do të kenë një jetë ndryshe, ku premtons e do të mbështesë energjinë e gjelbër.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike, me fushat, detin e ajrin si askush tjetër. Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit premton gjithashtu se do reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, si dhe do të ulë koston e karburantit me rreth 20%, duke hequr taksën e qarkullimit.

“Do të reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën”, shtoi ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com