Loading...

Këpucët e Winston Churchill shiten në ankand, u blenë me cmim marramendës

Plot 40 mijë dollarë u shitën një palë këpucë të Winston Churchillit. Sipas BBC, “këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950.

Dhe sipas raportimeve, këpucët janë mbajtur nga Churchilli gjatë kohës kur ka qenë Kryeministër, nga viti 1951 deri më 1955.

Ato ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga ankandistët Bellmans të Sussexit.

Fillimisht pritej që të shiteshin me çmimit 15,000 dollarë, por në fund u blenë për 39,040 dollarë.

Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com