Loading...

Ja kush i fiton zgjedhjet/ Astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin

Astrologia më e njohur në botë, Susan Millek ka parashikuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Në një intervistë për ‘Vizionin e Pasdites’, Miller tregoi fituesin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri bazuar në shenjën e horoskopit.

Kryeministri Rama është nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e binjakëve dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nën shenjën e Dashit.
Sipas Miller, Basha është më i favorizuar nga yjet për të qenë fitues, pasi shenja e Binjakët renditet nga shenjat më me fat për këtë vit. Megjithatë, astrologia nuk hoqi as mundësinë e rizgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër pasi për të dyja shenjat si për Binjakët dhe për Gaforren ky do të ishte një vit shumë i mirë, por më të favorizuar mbeten Binjakët.

Miller tha se shenja e Gaforres, pra kryeministri Rama ka pasur një 3-vjeçar të vështirë dhe se fundi i Prillit nuk do t’i rregullonte.

“Gaforrja ka kaluar vështirësi të mëdha në tre vitet e fundit. Por ar miqtë e tij janë dorëzuar. Është në pozitë shumë të mirë, por ja ku qëndron problemi. Fundi i Prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar prandaj do të ketë kontradikta,”- shprehu Miller.
Për shenjën e Binjakëve, për Bashën, Miller tha se fitorja nuk do të jetë e lehtë pasi do të hasë disa probleme.

“Do të ketë probleme me mbledhjen e fondeve dhe me klasën punëtore. Nuk do të marrë mbështetjen e klasës punëtore, sindikatave të ndryshme,”- specifikoi astrologia.

Ndërsa për Kryemadhin, Miller tha se gjërat do të jenë mirë, por hëna e plotë e fundit të Prillit do të vendosë pengesa për shenjën e saj.

“Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara. Punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë. Dashi do të ketë mbështetjen më të madhe. Por hëna e plotë është kontradiktore, nuk dihet se si do të shkojë. Ata që nuk fitojnë, siç ndodhi me ne në Amerikë, do të zemër ohen dhe është interesante,”– përfundoi Miller.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com