Nëse vendimi i Italisë për ndalimin e shpërndarjes së 250,000 dozave të vaksinave ‘AstraZeneca’ në Australi u mirëkuptua mjaft mirë nga kryeministri Scott Morrison, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vetë australianët, të cilët kanë filluar një “ha kmarrje paqësore” dhe shumë ironike në ‘Twitter’: bojkotoni recetat më të famshme të makaronave , nga karbonara, te ato të përgatitura me salcë dhe mish të grirë.
Gjithçka filloi me një postim të Naaman Zhou, një gazetar i së përditshmes britanike, “The Guardian”, i cili postoi në profilin e tij një foto të një recete e tij të karbonarës: “Derisa Italia të dërgojë ato 250,000 doza përsëri në Australi, unë do t’i pres dhe di t’i përgatis me një salcë me bazë kremi që unë do ta quaj, karbonara”.
Me pak fjalë, një çrr egullim” i traditës gastronomike italiane.
Më pas në internet, vërshuan mijëra komente të bujshme në lidhje me rastin në fjalë. Një tjetër gazetare, Kate Silver, e cila punon për BBC, bën shaka në të njëjtën mënyrë.
“Unë do të gatuaj makaronat e mia duke i aromatizuar me ushqim deti dhe duke shtuar djathë parmixhano”.
Dhe përsëri, ka nga ata që njoftojnë të “fusin kungulleshkat në salcë, deri në fund të kësaj embargoje”; që improvizon “bolonjezen” e tij: “Unë do të skuq mishin e grirë, duke e spërkatur me salcën e domates dhe do ta quaj bolonjeze”.
Por ka edhe nga ata që su lmojnë picën: “Derisa Italia të heqë dorë, unë do të vazhdoj të ha pica me ananas…”. /noa.al/