Gjyshja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Sarah Obama, ka ndë rruar jetë në Kenia, në moshën 99 vjeçe.
Lajmi u dha nga vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë, por që kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.
E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama që atëherë ishte bërë një njeri i famshëm kombëtar, dhe ferma e saj ishte një destinacion turistik.Kjo, edhe për faktin se ishte gjyshja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Loading...