Loading...

Ish-ambasadori i SHBA Donald Lu ka një mesazh të rëndësishëm

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Donald Lu ka qenë ambasador në vitet 2015-2018, të cilat kanë qenë vitet e vështira për përp lasjen e reformës në drejtësi. Në atë kohë ai foli vazhdimisht për ka pjen e “peshqve të mëdhenj”, ndërsa deri tani besohet se ende nuk është kapur një i tillë.

Mesazhi i tij është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Lu ka publikuar edhe një foto teksa përqafohej me një të moshuar në kohën që ishte ambasador në Shqipëri.

“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, lu ftën kundër ko rrupsionit dhe gj uetinë për peshqit e mëdhenj”,- shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Pas mesazhit të Lu, Ambasada Amerikane shkruan bashkëngjitur videos: “Ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com