Në pronësi të Facebook, Instagram, WhatsApp, Facebook dhe Messenger kanë ndërprerë funksionimin normal.
Shërbimet e rrjeteve sociale ndaluan së punuari pasditen e sotme, në të gjithë botën.
Ndërprerjet u raportuan së pari nga faqja e internetit e Downdetector.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp, kanë rënë të gjithë në të gjithë botën pas një problemi që ka irrituar përdoruesit e mediave sociale, në pamundësi për t’u lidhur.
Mediat sociale, të gjitha në pronësi të Facebook, përfshirë shërbimin Messenger të po kësaj platforme, u raportuan se nuk ishin në dispozicion nga ora 15:30 e së Premtes.
Përdoruesit që vizitojnë Instagram në internet marrin një mesazh të thjeshtë gabimi që thotë ‘5xx Server Error’, pa dhënë asnjë informacion tjetër.
Disa përdorues të Facebook raportuan se ishin në gjendje të identifikohen në aplikacion, megjithëse 63% e raporteve në downdetector.com sugjerojnë se ekzistonte një ‘ndërprerje totale’.
Kishte një rritje të papritur të raporteve mbi shërbimet në pronësi të Facebook, me ndërprerjen që prek të gjithë linjën e shërbimeve nga Facebook.
Përdoruesit kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke mos qenë në gjendje të lidhen me miqtë, familjen ose kolegët e punës.